Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Rreth vitamines D

Pershendetje Kam nje djale 5 muaj e gjysem qe ka lindur ne dt 02.03.2013. Desha te pyesja per perdorimin e vitamines D e cila rekomandohet neper konsultore. Une kam pyetur privatisht disa mjeke dhe me kane rekomanduar te mos e marr vitaminen D pasi edhe perjudha per momentin eshte e tille qe nuk ka shume nevoje, jam munduar ta shetit perdite edhe ne bregdet kemi shkuar rreth 4jave (por duke e ekspozuar ne orare te kufizuara, paradite deri ne oren 10:00,dhe mbasdite pas ores 6:30). Por fontanelen e ka pak te hapur. Desha te pyesja eshte i nevojshem perdorimi i vitamines D edhe cfare me rekomandoni ta filloj tja perdor apo jo (edhe perjudhen kur)?

Eftali Thaka (13 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Pershendetje Eftali

Profilaksa me Vitamin D duhet te behet gjate gjithe vitit te pare te jetes dhe ne raste te caktuara edhe ne muajt e vjeshtes dhe te dimrit ne vitin e dyte te jetes. Rastet e caktuara jane kryesisht femijet tek te cilet fontanella e madhe (pjesa e bute) e kokes ende nuk eshte fortesuar sa duhet.

Vleresimin per kete duhet ta beje pediatri i juaj!

Gjithe te mirat.

/komuniteti