Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Kapslleku

Pershendetje dhe pergezime per kete inciative,


problemi im qendron keshtu, femiu im eshte 14 muajsh kurse une tash e disa muaj e kam problemin e kapsllekut sepse femiu im nuk del me jave per nevoje kam shkuar te shume mjeke, me kane keshilluar ta ushqej sa me teper me peme mirepo pa efekt e vetmja zgjidhje qe kam hasur jane disa shprica ngjyre vjollce me permbajtje brenda te lengshme qe per momentin nuk po me kujtohet emri qe i blej ne barnatore, ja fus femiut tim ne pjesen e prapme e mandej me shume dhimbje me del per nevoje. A mund te jene te demshme keto shprica se po kam frike mos po me mesohet femiu im me keto preparate?!

Rina (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Kapsllëku vërtetë afatgjatë tejkalohet me dietë adekuate e cila duhet të përmbajë para së gjithash shumë fluide (ujë, çajra, lëngje, supë, gjellëra të holla) dhe fibra. Të përkujtoj se prej pemëve rekomandohen ndër të tjera: dardha, kumbulla, kivi, fiku, portokalli...ndërsa nuk preferohen: molla, banana, orizi, patatja, karrota,...sasia e tepruar e qumështit. Së fundi ka edhe pluhur dhe sirup me përmbajtje të caktuar i cili kontribon në lehtësimin e kapsllëkut. Megjithate për rekomandimin e këtyre, paraprakisht, duhet bërë ekzaminimi i fëmiut tuaj me qëllim të eliminimit të shkaqeve të tjera të kapsllëkut. Mikroklizmat për zorrë të trashë janë të fundit të cilat duhet përdorur, me qëllim të evitimit të formimit të "varshmërisë".

/komuniteti