Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Pushimi me bebin 1 muajsh

Pershendetje doktor... Deshta te pyes e kam djalin 1 muajsh. Kam lindur ne javen e 35 dhe deshta te di a guxoj te shkoj me te ne pushim dhe si te veproj kur ta qes ne plazh dhe qfar te bej...? Gjitha te mira per ju

Ani Jani (13 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Ani

Ekspozimi i drejtëpërdrejtë në diell i foshnjeve dhe fëmijëve deri në moshën 12 muajshe nuk është i preferuar për shkak të insolacionit (goditjes së diellit), dëmtimeve (djegieve) të mundëshme të lëkurës shumë të ndieshme të tyre, tejngrohjes etj...

Poashtu edhe zhytja në det dhe mundësia e gëlltitjes së rastësishme të ujit të detit kërcënon me çrregullime të rrugëve të sipërme respiratore (hunda, fyti, veshi) dhe atyre gastrointestinale.

Pushimet verore me foshnjen 1 muajshe, duke pasur parasysh të gjitha të lartëpërmendurat, nuk janë të ndaluara, por më tepër do t'i përngjajnë një sfide me shumë kujdes dhe kufizime se sa një pushimi veror të praktikuar më parë.

Për më tepër mund të lexoni në portalin tonë:

http://www.bebaime.com/udh-timi/si-te-pregatitemi-per-pushimet-e-para-me-bebin

Gjithë të mirat.

/komuniteti