Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Temperatura 37.2

Pershendetje e nderuar, djali 5 vjec ka temperature 37.2 deri ne 37.4g cel. E cova tek pediatri dhe me tha ska asgje, as gryket e as ftohje, cfare mund te kete djali im qe ka tre dite me kete temerature. Me respekte.

Marsida Ashiku (13 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Marsida,

Temperatura është njëra nga mënyrat mbrojtëse të trupit kundër sëmundjeve të ndryshme.

Ajo paraqet për femijët një mekanizëm mbrojtës sepse pengon shumimin e trupave të huaj apo mikrobeve, aktivizon sistemin imunitar me qëllim që organizmi të jetë i aftë t’i luftojë bakteriet dhe viruset.

Temperatura mbi 37.3 fillimisht trajtohen përmes ajrosjes (freskimit) të dhomës, largimit të mbulojave dhe rrobave të tepruara, shpeshtimit të pirjeve të lëngjeve.

Gjithë të mirat.

/komuniteti