Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Rrjedhja e gjakut prej hundes

Pershendetje doktor kam vajzen 4 vite e gjysem... ajo qka me shqeteson eshte se dje pati rrjedhje te gjakut nga hundet, ja vlen me theksu se edhe vitin e kaluar po kete sezon ka pas sdisa here kete problem....mjeku sme tha qe eshte ndonje gje serioze kurse tani se kam derguar ende....eshte per tu ber merak....rrjedhja zgjati pak 2-3min se ja shtypa anen e hundes me gisht embaja dhe ju ndal....edhe si duhet vepruar po ti ndodh prap kjo gje,.....ju falmderit shumm qe ndani kohen per femijet tann...

******* Shqipjaa ******* ** (13 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Shqipe,

Rrjedhja e gjakut nga hunda është normale për fëmijët e shëndetshëm, por disa mund ta përjetojnë këtë më shpesh se sa të tjerët. Hunda mund të fillojë të rrjedh gjak, kur një nga venat e vogla të rreshtuara në hundë shpërthen apo këputet. Në përgjithësi, kjo shkaktohet nga sjellja normale e fëmijëve, siç është kruarja e hundës, defektet e vështira të hundës apo traumat në hundë gjatë lojës. Kjo venë poashtu mund të këputet nëse fëmija ka futur diçka në hundë. Herë pas here, klima e thatë si shtëpia apo klasa shkollore e cila përdorë kondicioner ajri apo ngrohtëse, mund të shkaktojë që kanali i hundës të thahet, duke rezultuar me rrjedhje të gjakut nga hunda.

Sapo të fillojë rrjedhja e gjakut nga hunda, vendoseni fëmijën në pozitën ulur. Mbajini hundën apo nëse është fëmija më i rritur, inkurajojeni ta mbaji hundën e tij. Disa mjekë rekomandojnë që fëmija të qëndrojë shtrirë gjatë gjakrrjedhjes, por kjo rrit shtypjen e gjakut në kokë, duke shkaktuar më shumë gjakrrjedhje në hundë.

Udhëzoni fëmijën që të shikojë TV apo ndonjë libër, kjo mund t`i tërheq vëmendjen fëmijës, derisa ti ndalet gjaku.

Gjithë të mirat.

******* Shqipjaa ******* ** (13 vite më parë)
ju falemderit shumm

/komuniteti