Temperature 38!
Ana Qose
(13 vite më parë)
Përshëndetje Ana,
Temperatura është një tregues objektiv i gjendjes fiziologjike të fëmijës. Te fëmijët temperatura e lartë në të shumtën e rasteve është me natyrë virale, siç janë: infeksionet virale të rrugëve të frymëmarrjes, infeksionet e veshit te mesëm, etj. Kjo temperaturë vetëm sa i ndihmon trupit për ta përballuar infeksionin.
Ju rekomandoj të kontaktoni me pediatrin e fëmijës tuaj, për të gjetur shkakun e paraqitjes së temperaturës dhe për të marrë trajtimin e nevojshëm.
Gjithë të mirat.
Pershendetje, vajza ime 22 muaj ka prej dy ditesh nje temperature qe ne fillim shkonte 38.5 e tani 38. Temperatura sic i hipen i bie vete, megjithese i kam dhene vazhdimisht paracetamol nga meraku. Cfare mund te jete? Shenja te tjera nuk ka, me oreksin eshte mire. Ju falenderoj, gjithe te mirat,