Temperature ne gji
Marigona Ll
(13 vite më parë)
Përshëndetje Marigona,
Temperatura e gjirit zakonisht është shenjë e mastitit. Mastiti është infeksion i tubave të qumështit, që favorizohet nga prania e ragadeve dhe fryrja e gjirit. Nëse trajtohen në mënyrë korrekte, dy faktorët e mësipërm mund të evitohen. Gruaja paraqet temperaturë dhe në shumicën e rasteve dhe gjendje të përgjithshme jo të mirë.
Rekomandohet terapia me antibiotikë dhe zbrazje të gjirit nga qumështi. Mjaft antibiotikë janë të përshtatshëm dhe mund të jepen gjatë periudhës së laktacionit, prandaj mund të vazhdohet t’i jepet fëmijës qumësht gjiri, pasi është mënyra më e mirë për të zbrazur gjirin.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktor . Kam lindur qe 12 dit dhe kam problem me gji me jan pezmetuar shum por ajo qe me shqetson me shum esht se gjinjet me rrin shum te nxet a esht diqka e demshme per djalin pasi ai ushqehet me gji dhe si mund ta largoj ket temperatur a duhet perdorur diqka.