Caji per stimulim te gjirit
Adelina Imeri
(13 vite më parë)
Përshëndetje Adelina
Përdorimi i çajit të destinuar nga prodhuesit e ndryshëm për çështje terapeutike mund të përdoret pa problem. Të rekomandoj të lexosh artikullin në linkun e mëposhtëm për të marrë informacion më të plotë, mbi stimulimin e qumështit të gjirit:
http://www.bebaime.com/gjidhenja/si-te-kemi-me-shume-qumesht-gjiri-
Sa i përket jashtëqitjes së gjelbërt të errët, nqs kjo jashtëqitje nuk shoqërohet me temperaturë dhe të vjella, nuk ka asgjë për t`u shqetësuar!
Shpesh këto feçe janë të tilla për shkak të kolikave (të prerave të barkut që ka fëmija), por edhe të dietës që përdorë nëna si bishtajoret apo edhe jeshillëqet.
Gjithë të mirat.
Pershendetje Dr. kam vajzen 3 muaj dhe e ushqej vetem me qumesht gjiri nganjeher me duket qe nuk ka mjaftueshem qumesht dhe perdori qaj per stimulim te qumeshtit nga Hipp Herbal Nursing Tea a ka ndonje efekt negativ ose pozitiv ky qaj dhe a ka diqka qe muj me perdor qe me pas qumesht mjaftueshem dhe vajza nganjehere ka jashqitjen ngjyre te gjelbert te mbyllet per qka mundet te jet kjo. Faleminderit