Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Gjumi i trazuar gjatë natës

E kam vajzen 20 muajshe, qan naten shume, vetem gjumin e pare e ben mire. Si eshte duke fjetur, vetem zgjohet edhe bertet, qan, shishe nuk pi vec uje naten. Ju lutem me tregoni cfare te bej?

Beda (15 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Beda.

Çrregullimet e gjumit zakonisht janë paraqitje e shpeshtë tek fëmijët, që është me të vërtetë gjë e mjerë, sepse fëmijët kanë nevojë për gjumë derisa të rriten. Fëmijët kanë imagjinatë të zhvilluar, që do të thotë që frika e natës dhe ankthet ndodhin shpesh.

Vendosja e një rutine në kohën e gjumit është hapi i parë për zgjidhjen e problemeve me çrregullime të gjumit. Vëzhgoni fëmijën disa netë me rradhë dhe caktoni kohën e gjumit kur fëmija duket më së shumti i ngadalshëm, i lodhur dhe nervoz. Mundohuni që ta filloni procesin 30 minuta përpara. Vendosni perde të errëta nëse është dhoma e fjetjes e ndriçuar gjatë natës apo vendosni ndonjë llampë të vockël nëse është dhoma shumë e errët gjatë natës.

Në rast se nuk vie deri të përmirësimi, është koha që ta vizitoni pediatrin.

Ju uroj çdo të mirë.

/komuniteti