Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

A ka mundesi te di si ti zhdukim ato bakterie?

Vajza ime ka dy jave qe gjumin e bene ne bark ...por para disa dite ne pampers vrejta disa parazit ngjyr te bardh si shirita po ato dite vajza nuk behej rehat..

Majlinda Ismajli (13 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Majlinda

Parazitët e ndryshëm mund ta sulmojnë organizimin e njeriut, e në mesin e tyre bëjnë pjesë parazitët e vendosur në regjionin e zorrëve. Larvat e krimbave janë krimba të vegjël, të bardhë rreth 1cm të gjatë, të cilët kryesisht i atakojnë fëmijët. Infektimi bëhet përmes pluhurit apo përmes artikujve ushqimor të papastruar. Krimbat e gjinisë femërore natën dalin nga anusi dhe i lanë vezët e tyre në rajonin anal.

Shkaktarët e mundshëm janë ushqimi nga mishi i papërpunuar/papjekur apo gjysmë i papërpunuar ose nga mishi i peshkut, dredhëzat dhe këpurdhat e egra të papastruara, konsumimi i pemëve, i perimeve të papjekura apo i sallatës së papjekur, infektimi përmes artikujve të krimbur - mykur nga pluhuri. Tek kontakti i drejtëpërdrejtë i fëmijëve me bashkëlojtarët e tyre të lojërave, krimbat kanë kontakt direkt me ektremitetet e njerëzve dhe shtazëve.

Duhet vizituar fëmijën tek mjeku dhe më pas ti bëhen kontrollat (me analiza të duhura) në bazë të së cilave mjeku e konstaton problemin dhe llojin se cfarë infektimi është, atëherë ai ju propozon terapinë e duhur.

Gjithë të mirat.

/komuniteti