Cfare duhet bej ngase femija im 10 ditesh ka probleme me kapsllekun?
Tina Rexha
(13 vite më parë)
Përshëndetje Tina,
Normalisht gjatë kësaj periudhe bebi mund të dalë jashtë 1 herë në ditë, ose 1 herë në 2 – 3 ditë.
Nëse fëmija nuk del jashtë, çfarë të bëjmë?
• Të mos japim ilaçe “pastrues” (laksativë) me kokën tonë.
• Nuk duhet të ngacmohet anusi i fëmijës me majdanoz, termometër, ose tjetër gjë.
• Gjatë banjës, fëmija lihet më gjatë i zhveshur (gjithmonë I mbështjellë me një peshqir të ngrohtë) dhe masazhohet butësisht barku.
• Fëmija vendoset disa herë gjatë ditës në bark, mbi një cylinder sfungjeri me diametër rreth 10 – 15 cm.
Gjithë të mirat.
E nderuara doktoreshe koliqi, Bebi im 10 ditesh tash dy dite ka probleme me kapsllekun dhe qan vazhdimit. Une feijen jam duke e ushqyer me qumsht gjiri? Shpresoj qe do te gjeni kohe per pergjigje! Gjithe te mirat tina