javë pas jave
Përshëndetje Eta.
Çrregullimet e gjumit zakonisht janë paraqitje e shpeshtë tek fëmijët, që është me të vërtetë gjë brengosëse sepse ata kanë nevojë për gjumë derisa të rriten. Jo vetëm që fëmijët janë aktivë dhe kanë nevojë për kohë që të çlodhen dhe të mbushin bateritë, por edhe mendohet që gjatë gjumit truri i tyre i klasifikon informatat nga të cilat krijon kuptim dhe zgjedh problemet. Gjer te momenti kur fillojnë shkollën, çrregullimet bëhen gjë e zakonshme.
Vendosja e një rutine në kohën e gjumit është hapi i parë për zgjidhjen e problemeve me çrregullime të gjumit. Vëzhgoni fëmijën disa netë me rradhë dhe caktoni kohën e gjumit kur fëmija duket më së shumti i ngadalshëm, i lodhur dhe nervoz. Mundohuni që ta filloni procesin 30 minuta përpara. Vendosni perde të errëta nëse është dhoma e fjetjes e ndriçuar gjatë natës apo vendosni ndonjë llampë të vockël nëse është dhoma shumë e errët gjatë natës.
Nëse egziston ndonjë nga këto çrregullime të paraqitura, bisedoni me fëmijën se cilën rutinë doni të aplikoni dhe përmbajuni rutinës për disa javë. Në rast se nuk vie deri të përmirësimi, definitivisht është koha që ta vizitoni pediatrin.
Çdo të mirë.


Pershendetje. I kam dy djem, njeri 5 vjec dhe tjetri 2 vjec dhe kohen e fundit shume ju eshte prishur orari i gjumit deri ne oret e vona s'flejne, cka me rekomandoni?