Rreth qumeshtit
******* Shqipjaa ******* **
(13 vite më parë)
Përshëndetje Shqipe,
Tani mund ti ofrosh fëmijës qumësht lope, me yndyrë prej 3.2 - 3.5 %. Qumështi dhe prodhimet qumështore (jogurti, djathi) kanë rol të rëndësishëm në ushqim të fëmijëve. Më së miri është ti përmbaheni rregullës “3 shujta qumështore në ditë”, gjë që praktikisht siguron tërë materialin ndërtues për rritje dhe zhvillim.
Gjithë të mirat.
I nderuar pershendetje, kam djalin 17 muajsh. E kam pas ne gji deri para 3 dite. Tani ia kam larguar, kam nje pyetje cfare qumeshti ti jap tani? a ben ti jap qumesht lope dhe sa duhet te pije per 24 ore femija i kesaj moshe qumesht? Te pershendes shume, rrespekt per ju.