Probleme me jashteqitjen
Reita Seseri
(13 vite më parë)
Përshëndetje Reita,
Ndonjëherë bebi mund të dalë jashtë 1 herë në ditë, ose 1 herë në 2 – 3 ditë. Si këshillë gjatë banjës, fëmija mund të lihet më gjatë i zhveshur (gjithmonë i mbështjellë me një peshqir të ngrohtë) dhe masazhohet butësisht barku. Mund të përdorni mikroklizmat nëse kanë kaluar më shumë se 3 ditë pa dalë jashtë. Por mos i përdorni shpesh mikroklizmat. Edhe në këtë rast, mundet që të dalat jashtë të kthehen në një mundim për bebin, prandaj përpara se të përdorni ilaçet për të dalë jashtë, këshillohuni gjithmonë me mjekun tuaj.
Gjithë të mirat.
Pershendetje, Djali im eshte 3 muajsh dhe ka problem me jashteqitjen. Ai ushqehet vetem me gji dhe del jasht 1 here ne 3 dite ne sasi te madhe. Ka shume gazra me ere te rende. Une vet jam perpjekur te ndjek cdo keshill ne lidhje me ushqimet te cilat nuk duhet te konsumoj me qellim qe te mos ti shkaktojne atij gazra. Ju lutem a mund te me thoni nese eshte shqetesuese? A duhet te perdor stimulant ne menyre qe ta ndihmoj ate te dal jasht?deri ne sa dite konsiderohet normale mos dalja jasht? ju faleminderit.