Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Bebi 2 muajsh nuk pi qumesht!

E nderuar, kam bebin 2 muajsh i cili ka lindur me peshe 3.450 dhe gjatesi 53 cm. Tani i ka 2muaj e nje jave dhe peshon 5.900kg. Si shkak i disa komplikacioneve pas lindjes, ne mungese te gjirit bebi ushqehet me qumesht hipp. Deri tani ka pi mjaft qe e tregon dhe pesha e tij, por tani bebi i pin rreth 700 ml ne dite, here me pak se 700here me shum, kjo sasi po me duket pak per peshen 5.900 dhe per moshen 2muaj e 7 dite. Ju lutem me ndihmoni, a eshte per brengosje kjo gjendje? cfar me sygjeroni. Ju falemnderit

A. U (12 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Pershendetje Ena,

Nuk ka vend per tu brengosur. Sipas mendimit tim bebi juaj eshte shume mire me peshen, pasi dihet qe pesha e lindjes dyfishohet rreth muajit te 5-6. Pirja rreth 700 ml qumesht ne dite eshte ne rregull. Une ju sugjeroj te mos brengoseni, por te vazhdoni me kete ritem.

Gjithe te mirat.

Ornela Singej (12 vite më parë)
Pershendetje dok, Niketa. Vajza ime lindi 3.650kg, edhe une kam pasur probleme me gjirin dhe vajzen e ushqej me qumesht hipp. Deri para nje jave me pinte rreth 650 ml ne dite, pesha aktuale e saj eshte 5.500kg dhe eshte 3 muajshe. Problemi im konsiston se vajza nuk me pi me qumeshtin, ka arritur ne sasine 300-350 ml ne dite. U konsultova me pediatren e cila i beri nje vizite (barku, veshi, goje) dhe me keshilloi qe te vazhdoja ti jepja sa te mundja qumesht dhe mund ti shtoja nje vakt (miell orizi ose niseshte). Ju lutem me informoni si te veproj, pasi vajza edhe pse e vogel sapo shikon shishen e qumeshtit fillon qan. Provova edhe tia nderroj qumeshtin, duke menduar se nuk i pelqen me. Provova Aptamil, Nutriben por situata perkeqesohej. Ju lutem me ndihmoni pasi jam shume e shqetesuar. Faleminderit

/komuniteti