Silikon per nxjerrjen e kokave te gjirit
Loreta Stopani
(12 vite më parë)
Përshëndetje Loreta,
Silikoni nuk është i dëmshëm, por mund të jetë pak e lodhshme për ju. Nëse thithkat janë të vogla e të paformuara dukshëm, mund të ndihmohen për të dalë me anë të masazheve. Me dy gishta kapet thithi dhe përdridhet, njëherë në një krah e një herë në krahun tjetër, rreth 15-20 në ditë. Shtrëngimi dhe përdredhja nuk duhet të jenë të dhëmbshme. Poashtu thithja direkte e fëmijës (pa silikon) mund të ndihmojë shumë në këtë aspekt.
Gjithë të mirat.
Pershendetje, Kam nje bebe 1 javeshe. Gjate qendrimit ne spital doktoresha me mesoi perdorimin e silikonit per nxjerrje te kokave te gjoksit dhe bebi keshtu thithte edhe pse pak qumesht ka tani dhe e plotesoj me qumesht artificial. Doja te dija a eshte i denshem silikoni per femijen? Si mund tja heq qe te thithi direjt te une pa silikon? Jam e shqetesuar per kete gje. Pres pergjigje