Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Ushqimi tek bebi 8 muajsh
Djali im i mbush javen e ardhshme 8 muaj . Nuk e di a han mjaftushem per moshen qe ka , ne mengjes i jap drithera , pas 2-3 ore kur don te fleje i jap qumesht 120 ml , pas 2 ore perime (patate dhe karrote ) , pas 3 ore i bej pershesh me supe , pastaj i jap peme dhe me vone ndonje ushqim goodnight te hipp . naten pin qumesht 2 -3 here por jo me shume se nga 120 ml . nuk e di qfare ti pergatis tjeter ? Gjithashtu uj pin shume a duhet tja lejoi te pije sa te doje apo eshte e kufizuar masa per kete moshe ?
Albulena Koshtova (12 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Albulena,

Menuja e juaj duket mirë. Fëmijës jepini të pijë sado që të kërkojë. Ju poashtu mund ti jepni djath të butë të pasterizuar, jogurtit, xhizë (por jo qumësht lope deri në moshën 1 vjeç), drithëra të pasura me hekur (oriz, tërshërë, elb, drithëra të përziera), pure pemësh dhe perimesh (banane, pjeshkë, dardha, avokado, karrota të ziera, kungull, patate, patate të ëmbla).

Gjithë të mirat.

Albulena Koshtova (12 vite më parë)
Ju faleminderit

/komuniteti