Sa është i dëmshëm inkubatori?
Ermira
(15 vite më parë)
Te gjitha foshnjet e lindura me probleme te caktuara shendetesore, foshnjet me veshtiresi te adaptimit pas lindjes dhe ne veqanti foshnjet e lindura parakohe dhe ato te cilat kerkojne trajtime te caktuara diagnostike dhe terapeutike vendosen ne inkubator per mbikqyrje me te kujdesshme dhe me qellim te ofrimit te kushteve sa me te mira per akomodimin e tyre. Qendrimin ne inkubator te nje foshnje, ne kondita optimale te parapara me udhezuesin perkates, duhet konsideruar si nje perkujdesje e shtuar (per rrethanat tona shpesh edhe e privilegjuar) dhe asesi si mangesi. Inkubatori, i perdorur "lege artis" (sipas rregullave) ,nga ana e punetoreve shendetesor te trajnuar per kete, si i tille nuk eshte aspak i demshem.
Bebi im ka afro 3390 g dhe ka lindur ne 39 jave, por tre dite para lindjes me ka plasur mbeshtjellesi ujor (rjedhje e ngadalshme), pas lindjes pediatri vendosi qe bebi im te qendron ne inkubator per raste infeksioni dhe nga qe une gjate shtatzenise kam patur infeksione te vogla vaginale. Sa eshte i demshem inkubatori?