Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Mosdalja jashtë e bebit

E nderuar doktoreshe, une kam djalin qe ne dt 23 ben 3 muaj, deri tani e ushqej me qumeshtin tim pasi kam boll, djali peshon 6 kg dhe eshte 66 cm i gjate. Problemi eshte qe ka filluar s`me del jashte, ri nga 4 dite pastaj une i bej mikroklizme per bebe dhe del jashte per 5 min. Cfare me rekomandoni ju dhe eshte normal kur del jashte nuk eshte kaps po pse s`mundet ta bej, sa dite eshte normale? Flm te pershendes.

Ari (15 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Pershendetje Ari.

Nëse fëmija nuk del jashtë, çfarë të bëjmë? Të mos japim ilaçe “pastrues” (laksativë) me kokën tonë, nuk duhet të ngacmohet anusi i fëmijës me majdanoz, termometër, ose tjetër gjë, gjatë banjës, fëmija lihet më gjatë i zhveshur (gjithmonë i mbështjellë me një peshqir të ngrohtë) dhe masazhohet butësisht barku.

Në rast kapsllëku, mos jepni laksativë, të paktën nëse nuk jua ka këshilluar mjeku. Ekziston rreziku që fëmija të mësohet aq shumë me mjekimin, saqë mund të dalë jashtë vetëm pasi merr laksativin. Fëmija ndonjëherë mund të dalë jashtë 1 herë në ditë, ose 1 herë në 2 – 3 ditë.

Mund të përdorni mikroklizmat nëse kanë kaluar më shumë se 3 ditë pa dale jashtë. Por mos i përdorni shpesh mikroklizmat. Edhe në këtë rast, mundet që të dalat jashtë të kthehen në një mundim për bebin, prandaj përpara se të përdorni ilaçet për të dalë jashtë, këshillohuni gjithmonë me mjekun tuaj.

Ju uroj çdo të mirë.

/komuniteti