javë pas jave
Përshëndetje Arjeta,
Kur vendoset për të ndërprerë ushqimin me qumësht gjiri, ushqimi zëvendësues për fëmijën duhet të fillojë gradualisht se edhe ndërprerja e ushqyerjes me qumësht gjiri, duhet të bëhet gradualisht.
Kjo do të thotë se çdo vakt i hequr me qumësht gjiri të zëvendësohet me qumësht lope. Optimal do ishte, që koha e heqjes së një vakti të jetë nga 1 deri në 2 javë. Pas kësaj hiqet edhe një vakt tjetër. Kështu vazhdohet deri në largimin e çdo vakti të fëmijës, me qumësht gjiri.
Në situatën e ndodhur, shtimi normal në peshë i fëmijës është i rëndësishëm, ashtu siç është e rëndësishme që konsultat me mjekun pediatër nuk duhet t’i shkëpusni.
Tabletat e bromexin-ës, ndihmojnë për largimin e qumështit të gjirit. Mënyra e përdorimit jepet në fletën shoqëruese, por këshillat e mëtejshme do të ti japë mjeku tek i cili duhet të kontrollosh gjirin përpara dhe pas përdorimit të tabletave.
Gjithë të mirat.


Une kam djalin 18 muajsh dhe vazhdoj ta kem me gji. Kam deshire tja nderpres por nuk kam arritur. A keni ju ndonje menyre? Ju falenderoj per punen qe beni.