javë pas jave
Përshëndetje Behare.
Sa më shpesh që ta ushqeni aq më shumë do të dalë qumësht nga gjiri juaj. Të ushqyerit nga 15 min. Çdo herë që ta ushqeni, 8 deri në 12 herë mbrenda 24 orëve, është sasia e cila synohet. Duke u bazuar në këshillat e fundit nga APA, ju duhet ta ushqeni foshnjën tuaj sa herë që të tregojë shenja të urisë siç janë shqetësimi apo aktiviteti i shpeshtuar, të kërkuarit e gjirit tuaj, etj. Qarja është shenja e fundit e urisë, me fjalë të tjera koha me ideale për ta ushqyer foshnjën tuaj është para se të fillojë të qajë.
Gjatë ditëve të para, shpesh do të duhet ta zgjoni foshjën tuaj për ta ushqyer dhe ai të flen përsëri në mes të ushqyerit. Si të fillojë foshnja juaj që të rri zgjuar për kohë më të gjatë, mund të krijoni një orar të ushqyerit çdo 1–3 orë (më rrallë gjatë natës kur ai fillon të flejë më gjatë).
Çdo të mirë.


Pershendetje doktor.
Kam vajzen 10 diteshe, dua te di sa shpesh duhet te i jap gji? A eshte ne rregull qe po flen shume gjate dites? A me duhet me ia prish gjumin me i dhene gji?
Faleminderit prej jush!