Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

A mund ti jap kamomil bebit 2javesh dhe nese po, ne cfare doze?

Pershendetje! Vajza ime eshte 2 javeshe dhe i kane filluar dhimbjet e barkut. Qan dhe mbledh kembet. Kjo nuk e lejon te fleje per nje kohe te gjate. Doja te dija nese mund ti jap kamomil dhe nese po, ne cfare doze? A ka kjo ndonje efekt negativ? Ju faleminderit, Dorena

Dorena B (13 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Dorena

Përdorimi i cajit të kamomiles të destinuar pvr foshnje nga prodhuesit e ndryshëm për cështje terapeutike, mund të përdoret vetëm në sasira të vogla dhe në asnjë mënyrë me sheqer. Pas çdo pirje qumështi pas një pauze 30 min gjer në 1 orë, i jep nga pak çaj;

Mundohuni që me njerën nga këto metoda të cilat nënat më së shumti i rekomandojnë për qetësim të foshnjave të cilat kanë probleme me ngërçe:

1. Mund të zvogëloni sasinë e ushqimit të cilën i jepni foshnjes gjatë një shujte, ndërsa të rrisni numrin e shujtave gjatë ditës. Keni kujdes që foshnja të gogësojë pas çdo shujte.

2. Zgjidhni një ambient më të qetë. Ndriçimi dhe zhurma e fortë, numri i madh i njerëzve vetëm mund ti përkeqsojnë simptomet e ngërçeve.

3. Luhateni foshnjen në ndonjë luhatëse apo karrocë. Lëvizja konstante mund ta qetësojë dhe ta vë në gjumë.

4. Mbani foshnjën në krahë, duke e mbështetur në barkun e saj dhe lehtësisht masazhojini shpinën.

5. Mbështilleni butësisht me ndonjë batanije dhe mbajeni lehtësisht duke u shëtitur.

6. Voziteni me makinë apo me karrocë.

7. Bëjini një dush të ngrohtë dhe masazhojini barkun me vaj të vakët për foshnja.

8. Në disa raste foshnjat i qetëson zhurma monotone e ndonjë aparati, siç është tharrësja e flokëve, makina për larjen e enëve, tharrëset e rrobave dhe ngjashëm.

9. Bëni pauzë dhe mundohuni të qetësoheni. Duke qetësuar veten egziston mundësia e madhe që të qetësoni edhe foshnjen tuaj.

Ju uroj çdo të mirë juve dhe bebit tuaj.

/komuniteti