Jastëku tek të porsalindurit
Përshëndetje.Doktoreshë dua të di a preferohet të vendosen të porsalindurit në jastëk për bebe pas lindjes apo pas një kohe pak më të gjatë?Gjitha të mirat.
Lejdona Dona
(12 vite më parë)
Përshëndetje Lejdona,
Jastëku tek bebet nuk preferohet të përdoret gjer në moshën 1 vjeçare për shkak të SIDS (sindromit të vdekjes së papritur të foshnjave), pastaj mund të filloni me përdorimin e jastekëve të posaçëm të rrafshët për fëmijë.
Gjithë të mirat.