Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Defekimi tek femijet 2 muajsh

E nderuar, E kam bebin 2 muaj e dy jave tashme por qe ne muajin e pare te lindjes filloi te defekonte nje here ne tre dite dhe tashme rri edhe 5 dite pa defekuar. A duhet te shqetesohem? Theksoj se del jashte shume trashe dhe ne ngjyre kafe te erret por ka edhe shume gazra.

Lori M (12 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Lorena,

Gazrat janë dukuri e shpeshtë tani në moshën e bebit tuaj dhe dijnë të kthehen në njëmundim të vërtetë për bebin tuaj.

Në parim nuk preferohet të ndërhyhet në rregullimin e jashtëqitjes për shkak të mundësisë së krijimit le ta quajmë një lloj vartësie nga ndihmesat e mundëshme. Fillimisht ofroni foshnjes suaj çaj maraje (Fennel Tea) ne sasira te vogla dhe pritni efektet.

Gjithë të mirat.

Lori M (12 vite më parë)
Faleminderit doktoresh.

/komuniteti