javë pas jave
Përshëndetje Florentina,
Shkaktari i vërtetë i paraqitjes së ngërçeve nuk dihet, dy gjer në tre javë pas lindjes, lajmërohen periudhat shqetësuese të ngërçeve, të cilat zakonisht zgjasin gjer në fund të muajit të tretë apo katërt të jetës së foshnjes. Provoni këto këshilla të cilat ndihmojnë në qetësimin e tyre:
- Merrni foshnjen në krahë, përkundeni lehtësisht apo shetiteni nëpër shtëpi.
- Mbështjellni foshnjen me batanije që të ndjehet rehat dhe luhateni në karrocë apo luhatëse.
- Mund ta luhatni edhe ta mbani fortë në kraharor. Foshnjat kanë dëshirë ti ndjejnë të rrahurat e zemrës së nënës së tyre sepse kjo i qetëson.
- Disa foshnja qetësohen gjatë vozitjes në makinë.
- Masazhoni stomakun e saj, të lyer paraprakisht me vaj për foshnja.
- Vendosni në stomakun e foshnjes një panolinë të ngrohtë dhe masazhoni lehtësisht rreth kërthizës.
- Jepini shurup për qetësim i cili pregatitet në barnatore. Vetëm sipas udhëzimeve të pediatrit edhe në rastet më të rënda.
- Këndojini foshnjes këngë të lehta qetësuese, duke i pëshpëritur në vesh. Mund ti pëlqejë kënga dhe të ndalojë së qari për ta ndëgjuar.
- Testoni ushqimin tuaj nëse jeni nënë gjidhënëse. Shmangni ushqimin i cili fryen (bizelet, fasulet, lakra) dhe zvogëloni konsumin e lëngjeve të gazuara siç është kafeja, çokolata, koka kola, piperi, speci pikant, çilli, dhe mëlmesat tjera të rënda.
Nëse keni qumësht gjiri riktheni bebin tuaj në gji gjithsesi. Për beneficionet e qumështit të gjirit tashmë jemi të gjithë të informuar.
Gjithë të mirat.


Pershendetje desht te ju bej nje pyetje rreth femijes ti eshte 3 jav e gjysne po ka shum gerrqe ne bark ne mesdit dhe ne mbremje..po ashtu kam problem qe spo ma merr gjinin jam duke e ushqyer me qumsht holle 1 a mund ta rikthej ne gji edhe ne qet koh a mund te me ndihmoni bebi po e pranon mir qumshtin me biberon porune po kam deshir qe ta ushqej me gji dhe si mund te ja ndal verrqet ju faleminderit me respekt Florentina....ju lutem me ktheni pergjigjje...