Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Bronkoplomonia te bebet

Vajza ime eshte 4 muaje 3 jave, para nje jave ishte me temperature e cila i zgjati rreth 6 dite qe i shkoi deri ne 39 e 2 vija ,kishte dhe kolle me pak sekrecione,i kam perdorur fiziologjik si dhe bisolvon per sekrecionet por nuk i kaloi. Kete jave e vizitova serish dhe mjekja dyshoi per bronhit dhe me dha cefaklon e cila i beri alergji me heren e pare qe ia dhashe, ia nderrova antibiotikun me konsulten e mjekes dhe i perdora azatril (azitromicine) por dhe ajo mi dha ca pucrra te vogla ne koke por qe nuk i beri efekt ,ndaj kalova tek rocephina me injeksione,i kam bere 3 doza 250 mgr kam dhe neser nje por perseri njuk shoh ndonje ndryshim plus qe vajzes vazhdojne ti shfaqen njolla te vogla te kuqe ne koke te cilat i shkaktojne kruarje, nderkohe vazhdoj ti perdor fiziologjikun nga hundet dhe bisolvonin. A mund te me thoni cmund ti perdor per ti shkrire ato sekrecione te cilat duket i ka ne mushkeri?

Rajmonda (15 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Bronchopneumonia eshte pezmatim i rrugeve te frymemarrjes me perfshirje edhe te parenhimes se mushkerise perreth tyre.Si e tille,varesisht nga mosha e foshnjes,mund te paraqet veshtiresi shendetesore e cila nuk duhet te neglizhohet ne asnje menyre. Simptomatologjia e kesaj semundje jo rralle korrespondon me shenjat edhe te infeksioneve te tjera te rrugeve te poshtme respiratore me etiologji virale (si p.sh. bronchioliti,etj..) te cilat , jo domosdoshmerisht duhet te trajtohen me antibioterapi.Duke pasur parasysh peripetite e pershkruara me terapi , veprimi i juaj me i qelluar ne kete rast do te ishte konsultimi i pediater-pulmologut i cili si ekzaminim te pare pas auskultimit do te duhej te parashihte radiografine e mushkerive dhe berjen e analizave te tjera perkatese me qellim te diagnostikimit te sakte te gjendjes se foshnjes suaj dhe ne favor te mjekimit adekut te saj.

/komuniteti