Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

A ndikojnë 2 cigare në ditë në gjirin e nënës?

Pershendetje, jam nje nene qe kam femijen 4 muajsh e gjysem dhe konsumoj 2 cigare ne dite, a ndikon kjo te femija im? Pune te mbare.

Lona Azemi (15 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Gjithçka nena merr permes gojes (ne menyre enterale) dhe formave te tjera (ne menyre parenterale: barera...) ose edhe tymosjes se duhanit apo edhe substancave te tjera kalon ne qumeshtin e gjirit te nenes. Permbajtja e ushqimit, pijeve, barerave, duhanit, substancave te tjera ne qumeshtin e gjirit eshte proporcionale me sasine e konsumimit te tyre dhe kohen e kaluar prej konsumimit deri tek gjidhenia. Substancave, te cilat merren permes rrugeve te frymemarrjes (tymosja e duhanit) perpos permes qumeshtit te gjirit foshnja u ekspozohet edhe ne menyre pasive permes thithjes se tyre nga ajri, per çfare duhet pasur nje kujdes dhe konsiderate te shtuar.

/komuniteti