Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Shqetesimi im tek beba ime 6 muajshe

Pershendetje vajza ime 6 muajshe nuk rin shum ne kemb normal me ndihmen time kam verejtur tek disa bebe ne ket mosh edhe bejne sikur duan te hecin dhe i ndrojn hapat kurse keto si verejbtek vajza ime ndoshta esht heret per keta gjera por ndonjer shqetsohem si mendoni ju

Fijona Jona (12 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Fijona,

Shumica e foshnjeve nisin që të zvariten mes moshës 6 dhe 10 muajsh. Foshnja juaj në këtë kohë poashtu mund të zgjedh dhe ndonjë metodë tjetër për të lëvizur rretherotull siç është tërheqja zvarrë me vithe (ikja e shpejtë nëpër dhomë duke u shtyrë dhe duke përdorur një këmbë përpara dhe një dorë mbrapa për ti japur shtytje vetes!), rrëshqitja në stomak, apo rrotulimi nëpër dhomë. Por poashtu ka raste tek disa foshnje të cilat i lënë anash të gjitha metodat e zvaritjes dhe shkojnë direkt kah terheqja e trupit duke u kapur për sende, të qëndruarit në këmbë, dhe direkt të ecurit.

Nëse foshnja juaj nuk ka mësuar të përdorojë në mënyrë të njejtë krahët dhe këmbët, gjer në moshën 1 vjeçare, atëherë duhet ti tregoni mjekut për këto gjëra në vizitën e ardhëshme.

Gjithë të mirat.

/komuniteti