javë pas jave
Përshëndetje Dona,
Ushqyerja e vajzës nga 7 muaj gjer në 10, duhet të jetë kështu:
• Qumësht gjiri apo vetëm qumësht formule.
• Sasi të vogla të djathit të butë të pasterizuar, jogurtit, xhizë (por jo qumësht lope deri në moshën 1 vjeç).
• Drithëra të pasura me hekur (oriz, tërshërë, elb, drithëra të përziera).
• Pure pemësh dhe perimesh (banane, pjeshkë, dardha, avokado, karrota të ziera, kungull, patate, patate të ëmbla).
• Ushqim gishtërinjësh (copa të vogla gjevreku, copa të vogla bananeje, pasta spirale të ziera mirë, biskota, drithë në formën O me sasi të vogël të sheqerit).
• Sasi të vogla proteinash (vezë, mish i bluar, shpendë, dhe mish peshku pa halë, fasule të ziera mirë dhe pure fasulesh me thjerrëza me lekurë të butë, bizele të prera, fasule të zeza).
• Lëng pa citron (molla apo dardha).
Çfarë sasie?
• ¼ gjer në 1/3 gotë bylmet (apo djathë).
• ¼ gjer në ½ gotë drithëra të pasura me hekur.
• ¼ gjer në ½ gotë pemë.
• ¼ gjer në ½ gotë perime.
• 1/8 gjer në ¼ gotë ushqim i pasur me proteina.
• ¼ gjer në ½ gotë lëng pa citron.
Ushqimin e ri ia jepni vetëm një herë, pastaj pas 3 ditësh për tu siguruar nëse foshnja nuk është alergjike në atë ushqim.


Une e kam vajzen 7 muajshe e gjysme. Kam filluar ta ushqej qe nga muaji i 3 i lindjes. Po ne ate kohe e kap pasur ne gji dhe qumesht me formule... Ne fillim fillova t'i jap teglla te perbera nga pemet si molla, dardha dhe te perziera... Pas nje kohe fillova ti jap dhe keksa per femije. Gjate pergatitjes se keksave kam hedhur edhe vaj per shkak qe mos ta bejne vajzen kaps... Po tash qe ka 7 muaj nuk i han me keksat... Si filloj ta ushqej deshiron te vjell... Cila eshte arsyeja? A eshte e bllokuar vajza ne fyt dhe nuk mund te depertoj, apo nuk i ka ne qejf me keksat, sepse keto tegllat me peme te ndryshme dhe jogurta per femije i han qe te gjitha... Nganjehere i jap edhe ushqimin e te rriturve. Cka mund t'me thoni per kete a eshte e bllokuar vajza ne fyt apo nuk i ka ne qejf me keksat. Ju falenderoj. Shpresoj te me ktheni pergjigjje sa me shpejte qe eshte e mundur.