javë pas jave
Përshëndetje Lena.
Ushqimi që preferohet prej muajit të 6 gjer në muajin e 8, është ky:
• Qumësht gjiri apo vetëm qumësht formule.
• Drithëra të pasura me hekur (oriz, tërshërë, elb).
• Pemë të shtypura apo të bluara (banane, dardha, lengmolle, pjeshka).
• Perime të shtypura apo të bluara (avokado, karrota të ziera mirë, kungull, and patate të ëmbla).
Çfarë sasie?
• 3 deri në 9 lugë të mëdha me drithëra, në 2 deri në 3 ushqyerje.
• 1 lugë të madhe me pemë, duke e rritur gradualisht deri në ¼ deri në ½ të gotës, në 2 deri në 3 ushqyerje.
• 1 lugë të madhe me perime, duke e rritur gradualisht deri në ¼ deri në ½ të gotës, në 2 deri në 3 ushqyerje.
Ushqimin e ri ia jepni vetëm një herë, pastaj pas 3 ditësh për tu siguruar nëse foshnja nuk është alergjike në atë ushqim.
Çdo të mirë.


E kam nje djale 7 muajsh. Dua te di ne cfare mase duhet ti jap ushqim te pergatitur dhe sa here ne dite? Prej se kam filluar me ushqim perpos qumeshtit ka fillu mos te pi qumesht vetem nje here ne dite. Peshen e ka normale.