Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Nuk del jashte pos e ngacmova une!

Kam djalin 4 muaj e gjysem e ushqj me gji dhe pak leng fruta mbasdita .por problemi eshtes e nuk del jasht vete shtrengohet dhe qan nuk ben dot ,po se bera me majen e termometrit nuk del jsht.cfare te bej keshtu do vazhdoj gjithmon,ju lutem me ktheni pergjigje.faleminderit.

Manjola Meta (12 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Ena,

Nuk duhet të ngacmohet anusi i fëmijës me termometër ose tjetër gjë. Në parim nuk preferohet të ndërhyhet në rregullimin e jashtëqitjes për shkak të mundësisë së krijimit le ta quajmë një lloj vartësie nga ndihmesat e mundëshme. Fillimisht ofroni foshnjes suaj çaj maraje (Fennel Tea) ne sasira te vogla dhe pritni efektet.

Ekzistojnë edhe preparate tjera farmaceutike në formë pluhuri të cilat duhet pregaditur me qumësht ose çaj për rregullimin e jashtëqitjes! Ne rast se të gjitha këto nuk ndihmojnë atëherë duhet përdorur me kujdes, sipas udhëzimeve përkatëse, mikroklizma.

Të gjitha veprimet e lartëpërmendura duhet ndërmarrur në konsultim të ngushtë me pediatrin tuaj!

Gjithë të mirat.

Remzi Bajrami (12 vite më parë)
Doktor un kisha nje pyetje te njejtit problem femija esht 6 javeshe ka problem me jashtqitje ka mbush 8 dit pa dal jasht kurse mjeku thot esht normale ???? Cfar rekomandoni per kete rast

/komuniteti