Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Cfare te bej qe te kem me shume qumesht gjiri?

Pershendetje..doja te dija cfare te bej qe te kem me shume qumesht gjiri ..se po mundohem te ushqehem shendetshem edhe prap nuk me mbushet gjoksi..gjate nates me vajza me kerkon shpesh per te pire cdo nje ore gati..dhe me duket sikur lodhet duke thithur kot..cfare me keshilloni te bej.ju faleminderit

Bana Neziri (12 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Bana,

Prodhimi i qumështit stimulohet nga ana e foshnjes suaj: sa më shumë që fëmija thith, aq më shumë qumësht prodhohet.

Është i mjaftueshëm vetëm ai veprim i thjeshtë mekanik, në mënyrë që gjëndrra qumështore të formojë qumështin, që gjinjtë të shprazen rregullisht dhe si kthim automatikisht të stimulojnë mbushjen e tyre të sërishme.

Gjithë të mirat.

/komuniteti