Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Gjumi i bebit

pershendetje doktoresh!Ju lutem me jepni nje pergjigje per kete problem qe kam me djalin sepse jam e shqetesuar:Djali im eshte 2 muajsh dhe pothuajse dite dhe nate nuk fle,grindet tere diten.Gjate dites dremit disa min.dhe zgjohet.Naten mund te fleje max.3 ose 4 ore.A eshte normale kjo gje apo eshte per tu shqetesuar?Une e ushqej vetem me qumesht gjiri dhe mendoj qe i mjafton perderisa lag rreth 5 pampersa ne dite.Te lutem me sugjero dicka si te veproj.Faleminderit paraprakisht

Alda Ero (12 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Alda,

Mendoj që djali grindet për shkak të ngërçeve. 

Mundohuni që me njerën nga këto metoda të cilat nënat më së shumti i rekomandojnë për qetësim të foshnjave të cilat kanë probleme me ngërçe:

1. Mund të zvogëloni sasinë e ushqimit të cilën i jepni foshnjes gjatë një shujte, ndërsa të rrisni numrin e shujtave gjatë ditës. Keni kujdes që foshnja të gogësojë pas çdo shujte.

2. Zgjidhni një ambient më të qetë. Ndriçimi dhe zhurma e fortë, numri i madh i njerëzve vetëm mund ti përkeqsojnë simptomet e ngërçeve.

3. Luhateni foshnjen në ndonjë luhatëse apo karrocë. Lëvizja konstante mund ta qetësojë dhe ta vë në gjumë.

4. Mbani foshnjën në krahë, duke e mbështetur në barkun e saj dhe lehtësisht masazhojini shpinën.

5. Mbështilleni butësisht me ndonjë batanije dhe mbajeni lehtësisht duke u shëtitur.

6. Voziteni me makinë apo me karrocë.

7. Bëjini një dush të ngrohtë dhe masazhojini barkun me vaj të vakët për foshnja.

8. Në disa raste foshnjat i qetëson zhurma monotone e ndonjë aparati, siç është tharrësja e flokëve, makina për larjen e enëve, tharrëset e rrobave dhe ngjashëm.

9. Bëni pauzë dhe mundohuni të qetësoheni. Duke qetësuar veten egziston mundësia e madhe që të qetësoni edhe foshnjen tuaj.

Ju uroj çdo të mirë juve dhe bebit tuaj.

Nena Nina (12 vite më parë)
Une kam vajzen tash 1 vite , e vetmja gje qe e ka qetsuar dhe e ka ven ne gjume ka qene tharresja e flokeve , sa her ka pas gerqe apo nuk ka fjet , une vetem ja kam leshuar tharrse jo shume afer dhe jam largu , interesante por mua tharresja me ka ndihmuar shuume me qetesu vajzen.

/komuniteti