Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Ushqyerja e bebit prematurë

Pershendetje, deshta te di se sa here ne dite duhet te ushqehet bebja 7 muaj e gjysme, e lindur premature (1.500), tani peshon rreth 6.700. Ka nganjehere probleme me kapsllekun. Ju lutem shume me informoni.

Kosovarja (15 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Kosovare.

Qumështi që prodhon një nënë e cila e ka lindur fëmijën para kohe, ka përbërje të ndryshme nga qumështi i nënës që e ka lindur fëmijën në kohë të vet. Ky qumësht i përgjigjet kërkesave ushqimore që ka vetë fëmija i lindur para kohe. Dhe në fakt, ky qumësht është më i pasur me proteina dhe kripëra minerale (i linduri para kohe ka më shumë nevojë për këto lëndë).

Nga ana tjetër, fëmija i lindur para kohe ka shumë më tepër nevojë për qumështin e nënës, se sa fëmija i lindur në kohë të vet. Ushqejeni fëmijën sa më shpesh. 

Çdo të mirë.

/komuniteti