Pyetje rreth bebit
Aulona
(15 vite më parë)
Përshëndetje Aulona.
Nëse djali juaj nuk ngopet me gji për shkak të pamjaftueshmërisë së qumështit të gjirit, ju mund ta plotësoni ushqyerjen duke i dhënë qumësht formula. Kjo është plotësisht e sigurt dhe e padëmshme. Prandaj së pari ushqejeni foshnjen me qumësht gjiri, dhe pas zbrazjen së plotë të gjirit, vazhdojeni atë me qumësht formule.
Mund ti jepni edhe çaj foshnjes tuaj, por mos e teproni me këtë, sepse mund të ngopet me çaj dhe të refuzojë qumështin.
Çdo të mirë.
Pershendetje doktoreshe, me daten 29 djali mi ka bere 2 muaj. Ka lindur 3.340 dhe tani eshte 4.900, por une kam nje problem sepse femija im kurr nuk mund te ngopet vetem nga gjiri im pa i shtuar edhe qumesht formule, qumeshtin qe ne fillim ma ka preferuar mjeku ishte i Hipp por une tani kam filluar ta plotesoj me Aptamil pasi shume nena ma kane preferuar kete. Poashtu cdo mengjes i jap nga 30-40 ml caj fenchel... ju lutem me jepni nje rekomandim, ju falenderoj perzemerisht.