Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Çfarë duhet të përdori për ngërçe të bebes sime?

Beba ime qan shume prej ngercave, cfare mund ti jap, far ilaci per ngerca a mundem?

Nita (15 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Nita.

Dy gjer në tre javë pas lindjes, lajmërohen periudhat shqetësuese të ngërçeve, të cilat zakonisht zgjasin gjer në fund të muajit të tretë apo katërt të jetës së foshnjes. Lajmërohen zakonisht në mes të shujtave të ushqyerjes me qumësht në orët e pasditeve.

Ja çfarë mund të provoni për ti lehtësuar bebes tuaj ngërçet: Merrni foshnjen në krahë, përkundeni lehtësisht apo shetiteni nëpër shtëpi, mbështjellni foshnjen me batanije që të ndjehet rehat dhe luhateni në karrocë apo luhatëse, mund ta luhatni edhe ta mbani fortë në kraharor. Foshnjat kanë dëshirë ti ndjejnë të rrahurat e zemrës së nënës së tyre sepse kjo i qetëson, masazhoni stomakun e saj, të lyer paraprakisht me vaj për foshnja, vendosni në stomakun e foshnjes një panolinë të ngrohtë dhe masazhoni lehtësisht rreth kërthizës, jepini pika për qetësim te cilat blehen në barnatore. Vetëm sipas udhëzimeve të pediatrit edhe në rastet më të rënda, këndojini foshnjes këngë të lehta qetësuese, duke i pëshpëritur në vesh. Mund ti pëlqejë kënga dhe të ndalojë së qari për ta ndëgjuar, testoni ushqimin tuaj nëse jeni nënë gjidhënëse. Shmangni ushqimin i cili fryen (bizelet, fasulet, lakra) dhe zvogëloni konsumin e lëngjeve të gazuara siç është kafeja, çokolata, piperi, speci pikant, çilli, dhe mëlmesat tjera të rënda, lëreni për pak kohë të vetme në krevatin e saj në dhomë të qetë, me muzikë të lehtë qetësuese, ndoshta pas disa minutash qarjeje do të qetësohet.

Ju uroj çdo të mirë.

/komuniteti