javë pas jave
Përshëndetje Rita.
Mundohuni që me njerën nga këto metoda të cilat nënat më së shumti i rekomandojnë për qetësim të foshnjave të cilat kanë probleme me ngërçe:
1. Mund të zvogëloni sasinë e ushqimit të cilën i jepni foshnjes gjatë një shujte, ndërsa të rrisni numrin e shujtave gjatë ditës. Keni kujdes që foshnja të gogësojë pas çdo shujte.
2. Zgjidhni një ambient më të qetë. Ndriçimi dhe zhurma e fortë, numri i madh i njerëzve vetëm mund ti përkeqsojnë simptomet e ngërçeve.
3. Luhateni foshnjen në ndonjë luhatëse apo karrocë. Lëvizja konstante mund ta qetësojë dhe ta vë në gjumë.
4. Mbani foshnjën në krahë, duke e mbështetur në barkun e saj dhe lehtësisht masazhojini shpinën.
5. Mbështilleni butësisht me ndonjë batanije dhe mbajeni lehtësisht duke u shëtitur.
6. Voziteni me makinë apo me karrocë.
7. Bëjini një dush të ngrohtë dhe masazhojini barkun me vaj të vakët për foshnja.
8. Në disa raste foshnjat i qetëson zhurma monotone e ndonjë aparati, siç është tharrësja e flokëve, makina për larjen e enëve, tharrëset e rrobave dhe ngjashëm.
9. Bëni pauzë dhe mundohuni të qetësoheni. Duke qetësuar veten egziston mundësia e madhe që të qetësoni edhe foshnjen tuaj.
Ju uroj çdo të mirë.


Pershendetje Dr, e kam beben 2 muajshe, pin shume prandaj edhe ka ngerçe shume, a duhet te vazhdoj ti jap Espumisan apo ta nderroj me Nurse Harvey? Ju çfare keni perdore per femijet tuaj? I jap edhe nje çaj te Hippit, por nuk e di sa ndikon?