Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Prej kur jepen pikat AD tek foshnjat?

Pershendetje i nderuar, ju falenderoj per perkrahjen tuaj qe po na jepni... une kisha dashur t`ju pyes se nga cila kohe duhet te jepen pikat AD (per forcim te eshtrave) foshnjeve. Une kam djalin 2 muaj e gjysme dhe as qe me ka rekomanduar pediatri se duhet ti jap. Jam e brengosur mos po i bej dem foshnjes qe nuk i kane rekomanduar keto pika? Ju faleminderit per mirekuptim.

Jeta (15 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Jeta.

Ne kontrollen e rradhes diskutoni me pediatrin e foshnjes tuaj te gjitha keto dhe varësisht nga vlerësimi i bërë nga ai, vendoset nëse ka nevojë për marrjen/rritjen e numrit të pikave! Ndërkohë që numri i tyre përcaktohet nga fortësia e kockave të pjesës së pasme të kokës, forma e kafazit të krahërorit, aftësia e foshnjes për të ndenjur ulur, djersitja, etj...

Ju uroj çdo të mirë.

/komuniteti