Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Diarrea te foshnja 5 muajsh

Djali im qe pas 40 diteve te para te jetes ka patur probleme kapslleku, periudhe ne te cilen eshte ushqyer vetem me gji. Sapo mbushi 4 muaj po i jap leng molle dhe leng karrote ne dy vakte te ndryshme. Menjehere filloj te jashteqise vet. Por ka mbi 5 dite qe jashteqitjen e ka shume te lengshme me ngyre jeshile te erret, dhe del rreth 3 - 4 here ne dite. Cfare mjekimi mund ti jap, dyshoj te jete ftohur nga ndryshimi i temperaturave. Mund ti jap ndonje lloj caji? Faleminderit.

Ani (15 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Ani.

Diarrenë më së shpeshti e shkaktojnë viruset dhe bakteriet, kontraindikacionet në disa ilaçe, por mund ta shkaktojë edhe alergjia në ushqim apo intoleranca në disa artikuj ushqimorë.

Kur ka fëmiu diarre, ai humb shumë lëngje prandaj është shumë e rëndësishme që të konsumojë sa më shumë ujë, çaj apo tretje fiziologjike. Pregatini ushqime të freskëta dhe le të hajë shpesh po në sasi më të vogla.

Diarrea shpesh kalon pas një periudhe kohore, por nëse fëmiu ka diarre dhe temperaturë, nëse ka dehidruar dhe lodhur, vizitoni mjekun dhe këshillohuni.

/komuniteti