Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Sa duhet te jete pesha e bebes 5 muajshe?

Kam djalin 5 muajsh desha te di se sa duhet te jet pesha normale e bebes per keta muaj?

Emiraje Hajzeri (12 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Emi

Pasi unë nuk e di peshën e lindjes së fëmijës tuaj mund tju them që në përgjithësi pesha e lindjes dyfishohet rreth muajit të 5-6 të jetës së fëmijës.

Unë ju rekomandoj të përdorni `Grafikun e zhvillimit të fëmijës` në anën e djathtë tek Aplikacionet tuaja. Aty mund ti fusni matjet kohë pas kohe, si Gjatësia, Pesha dhe Perimetri i kokës, dhe grafiku do tju paraqes vijën e theksuar të mesatares sipas OBSH.

Çdo të mirë.

/komuniteti