javë pas jave
Përshëndetje Arbresha.
Bebi gjatë kësaj periudhe del jashtë pas çdo të pire, domethënë edhe 6 – 7 herë në ditë. Ndonjëherë mund të dalë jashtë 1 herë në ditë, ose 1 herë në 2 – 3 ditë. Nese bebi juaj nuk del jashte mund te provoni: Gjatë banjës, fëmija lihet më gjatë i zhveshur (gjithmonë i mbështjellë me një peshqir të ngrohtë) dhe masazhohet butësisht barku, fëmija vendoset disa herë gjatë ditës në bark, mbi një cylinder sfungjeri me diametër rreth 10 – 15 cm. Mos jepni laksativë, të paktën nëse nuk jua ka këshilluar mjeku. Mund të përdorni mikroklizmat, edhe pse nuk jeni këshilluar me mjekun tuaj, nëse kanë kaluar më shumë se 3 ditë pa dale jashtë. Mos i përdorni shpesh mikroklizmat. Edhe në këtë rast, mundet që të dalat jashtë të kthehen në një mundim për bebin, prandaj përpara se të përdorni ilaçet për të dalë jashtë, këshillohuni gjithmonë me mjekun tuaj.
Ju uroj çdo të mirë.


Pershendetje doktoreshe.
Beba ime ka 11 jave, nevojen dmth jashteqitjen nuk e kryen deri ne 3 ose 4 dite. A eshte normale, sepse deri ne 8 jave ka kryer nevojen deri 4 here ne dite.
Ju uroj pune te palodhshme.