Ushqimi për beben time
Gyli
(14 vite më parë)
Përshëndetje Gyli.
Fillimi i ushqyerjes rekomandohet të bëhet rreth muajit të 4 - 6 të jetës së fëmijës. Ja çfarë thotë udhëzuesi i ushqyerjes për këtë moshë: Qumësht gjiri apo vetëm qumësht formule, drithëra orizi të pasura me hekur gjysëm të lëngshme, drithëra të tjera siç janë tërshëra apo elbi. Çfarë sasie? Filloni me 1 lugë të vogël drithërash të thata të përziera me 4-5 lugë të vogla me qumësht gjiri apo formule. Gradualisht këtë masë rriteni deri në 1 lugë të madhe drithërash të përziera me qumësht gjiri apo formule, dy herë në ditë.
Nëse foshnja juaj nuk dëshiron të hajë drithëra me tentimin e parë, ofrojini përsëri pas ca ditësh.
Çdo të mirë.
Pershendetje doktoreshe, kam beben 4 muajshe, vetem qumesht te gjirit ka pi deri sot, kur duhet me fillu me i dhene dicka tjeter dhe cka eshte e preferuar?