A ndikon për të keq cuclla mashtruese?
Dike
(14 vite më parë)
Përshëndetje Dike.
Cuclla mashtruese nuk shkaktojnë ndonjë problem mjekësor apo psikologjik. Nëse bebi juaj do që të thithë edhe mbasi është ngopur, atëherë paqëtuesi do ta zgjidhë këtë problem.
Cuclla mashtruese është menduar për të kënaqur nevojën e bebit tuaj për të thithur, por jo për të zëvendësuar vaktet. Pra ofrojini bebit tuaj biberonin ndërmjet vakteve ose mbas vaktit, atëhere kur jeni të sigurt se bebi është i ngopur.
Nëqoftëse ju i ofroni biberonin kur është i uritur, ai do të nevrikoset. Kini parasysh se cuclla mashtruese përdoret për të ndihmuar bebin jo për rehatin tuaj, prandaj lëreni bebin të vendosë vetë nëse e do apo kur e do atë.
Çdo të mirë.
Beba ime eshte 4 muajshe dhe une i jap ushqime te gatshme ne qelq. E kam ne gji dhe i jap cucllen mashtruese. A ndikon per te keq apo si? Ju pershendes, Dike - Gjakove.