Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Myshqet
Djalit tim 5 muaj i jane shfaqur disa myshqe (egzima) ne faqe, dhe nganjehere i shfaqen edhe ne shpine, gjoks dhe ne bark. Ka dy muaj qe keto i jane shfaqur. Per momentin jam duke perdorur kete krem: hydrocortisone 1%. Ky krem ndihmon por ato prap i shfaqen. Faqet dhe pjesa e syve i kruhen shpesh dhe sa here qe i kruan i skuqen edhe me teper. A mund te me tregoni se a ekziston ndonje rrezik afatgjate prej perdorimit te kremit te lartepermendur, dhe a ka ndonje metod tjeter me te mire per trajtimin e myshqeve?
Kushtrim Meqa (12 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Kushtrim,

Kremi i sipërpërmendur nuk rekomandohet për përdorim afatgjatë, mund ta përdorni vetëm kohë pas kohe në rastet e acarimit të tepërt. Ky problem i lëkurës, mund të ndodhë tek foshnjat e moshës në mes të dy deri në gjashtë muajshe dhe zakonisht zhduket në moshën në mes të dy deri në tre vjeç. 

Për të marrë informacion/këshilla mbi ekzemën tek foshnjat, të rekomandoj të lexosh artikullin në linkun e mëposhtëm:

http://www.bebaime.com/udhezues-shendeti-semundjet/ekzema-tek-foshnjat?like=true

Gjithë të mirat.

Kushtrim (12 vite më parë)
Faleminderit doktor per informate dhe pergjigje te shpejte. Nga linku qe me sugjeruat mesova me shume mbi ekzimet . Do ta provoj pak kete vajin e ullirit dhe te shoh se si reagon. Nje gje tjeter qe kam verejtur: Kur perdori hidrokortizonin, faqet fillojne ti zbardhen por edhe i kruhen me teper. Kurse kur nuk e perdor faqet i rrine te paksa te skuqura por nuk i kruan aq shume. Por, ashtu siq that edhe ju, kur ato i acarohen , i kruhen shume. Faleminderit edhe nje here.

/komuniteti