Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Ushqime tek foshnja ime 6 muajshe

Pershendetje te nderuar, femija im tashme ka mbushur 6 muaj e 1 jave dhe ushqehet permes gjidhenies, mirepo une dua te filloj t'i jap edhe ushqim tjeter, por ai nuk deshiron asgje tjeter pervec gjirit, nuk i pelqejne ushqimet asnje, a mund te me sugjeroni cfare te bej, sepse edhe nje kohe dhe gjiri me siguri qe nuk do te mjaftoje qe te ngopet, ju falemnderit.

Leonora (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Leonora.

Ushqimi që preferohet prej muajit të 6 gjer në muajin e 8, është ky:

• Qumësht gjiri apo vetëm qumësht formule.

• Drithëra të pasura me hekur (oriz, tërshërë, elb).

• Pemë të shtypura apo të bluara (banane, dardha, lengmolle, pjeshka).

• Perime të shtypura apo të bluara (avokado, karrota të ziera mirë, kungull, and patate të ëmbla).

Çfarë sasie?

• 3 deri në 9 lugë të mëdha me drithëra, në 2 deri në 3 ushqyerje.

• 1 lugë të madhe me pemë, duke e rritur gradualisht deri në ¼ deri në ½ të gotës, në 2 deri në 3 ushqyerje.

• 1 lugë të madhe me perime, duke e rritur gradualisht deri në ¼ deri në ½ të gotës, në 2 deri në 3 ushqyerje.

Ushqimin e ri ia jepni vetëm një herë, pastaj pas 3 ditësh për tu siguruar nëse foshnja nuk është alergjike në atë ushqim.

Çdo të mirë.

 

/komuniteti