Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

A duhet ti jap foshnjes ujë?

Pershendetje, kam foshnjen 2 javeshe, desha te di a duhet ti jap uje dhe sa ml ne dite pasi qe e ushqej me qumesht formula bebelac dhe ngapak ne gji e kam dhe desha te di sa ml caj mund te pije ne dite? Ju faleminderit.

Marigona (14 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Marigona

Qumështi i nënës në gjashtë muajt e parë të jetës përmbush të gjitha nevojat nutritive dhe nevojat për lëngje sepse përmban 88 % ujë dhe i siguron foshnjes energji të mjaftueshme, prandaj në muajt e parë të jetës, foshnja nuk ka nevojë për ujë shtesë, vetëm nëse këtë iu këshillon pediatri.

Prisni gjashtë muaj para se ti jepni foshnjes ujë për të pirë, dhe atëherë filloni me sasinë e kufizuar në disa mililitra në ditë. Ideale do te ishte që foshnja të pijë disa pika ujë pas ushqimit dhe asesi para, që të mos ndihet e mbushur para ushqimit.

Nëse mendoni që foshnja dëshiron të pijë pak ujë edhe gjatë gjashtë muajve të parë të jetës – ajo mund të ndihmojë foshnjen që të mos dehidrojë (sidomos në rastet me temperaturë të ngritur) si dhe freskon kur është nxehtë. Megjithatë, nëse vendosni ti jepni foshnjes ujë gjatë gjashtë muajve të parë, këshillohuni më parë me pediatrin, sepse sasia e madhe mund ti bëjë dëm foshnjes, mund ti shkaktojë diarre apo sëmundje të tjera. Barku i foshnjes është ende i vogël dhe nëse foshnja pi ujë do mbetet pak vend për qumësht i cili është shumë i rëndësishëm për shëndetin e foshnjes.

Ju uroj çdo të mirë.

/komuniteti