Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Si ta heq femijen nga gjiri?

Pershendetje dr niketa.vajza ime per nje jave mbush plot 1-vjec.do te doja te me ndihmonit me disa menyra se si tja ndaloj gjidhenien,me teper broblemi im qendron ne mbremje pasi zgjohet here pas here dhe kerkon gjirin ndodh edhe qe nuk pin as 2 min dhe fle perseri por pa e vene gojen ne gji eshte e pamundur te fjele kurse gjate dites dhe e harron,po nqs ja ndaloj a do te kem probleme une ne ditet e para?keto dhe te tjera rreth kesaj ceshtje doja te mesoja.duke ju falenderuar per bashkepunimin,dhe duke ju uruar gezuar festat,ju coj respekt Manjola

Manjola Ademaj (12 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Manjola

Largimi i fëmijës nga gjiri duhet të bëhet gradualisht. Kjo do të thotë se çdo vakt i hequr me qumësht gjiri të zëvendësohet me qumesht komercial. Optimal do ishte, që koha e heqjes së një vakti të jetë nga 1 deri në 2 javë. Pas kësaj hiqet edhe një vakt tjetër. Kështu vazhdohet deri në largimin e çdo vakti të fëmijës, me qumësht gjiri.

Në situatën e ndodhur, shtimi normal në peshë i fëmijës është i rëndësishëm, ashtu siç është e rëndësishme që konsultat me mjekun pediatër nuk duhet t’i shkëpusni.

Emri i preparatit që duhet të marësh për të ndaluar qumështin, është bromokriptin.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti