Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Rreth peshës së bebit

Pershendetje doktor, vajza ime kur ka lind, ka lind me peshe 3.650 dhe tani eshte 1 vjeç dhe kisha dashur te ju pyes se cila eshte pesha normale qe duhet me pas vajza ime tani? Ju faleminderit per pergjigje.

Diana (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Diana

Vajza juaj ka lindur me peshë normale. Shtesat e rregullta në peshë gjatë vitit të parë të jetës janë shenja më e rëndësishme që flasin për një shëndet të mirë të fëmijës, prandaj prindi duhet të jetë i informuar mirë në këtë drejtim.

Në përgjithësi pesha e lindjes dyfishohet rreth muajit të 5-të ose të 6-të dhe trefishohet në fund të vitit të parë. Prindërit gjithashtu duhet të dinë se një fëmijë që lind nën peshën normale e shton më shpejt peshën, ndërsa fëmija që lind me peshë të madhe, zakonisht e shton më ngadalë.

Çdo të mirë.

/komuniteti