Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Ushqimi për binjakë

Pershendetje doktor. Kisha nje pyetje kam binjaket 5 muajsh, vajza peshon 7.300, djali 8.600 ndersa kane lind me peshe vajza 2.750 dhe djali 3.950. Une jam nje nene qe punoj nga 6 ore, deri ne tre muaj femijet i kam ushqyer me gji, pas tre muajve kam fillu me ushqim shtese kryesisht te Hippit, me oriz te bluar me teglla, deshta te di a mund te vazhdoj me kete ushqim? Faleminderit per mirekuptim.

Nora (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Nora.

Të uroj për binjakët. Menyja ditore për fëmijët tuaj binjakë duhet të përmbajë këto artikuj ushqimore për secilin:

• Qumësht gjiri apo vetëm qumësht formule.

• Drithëra të pasura me hekur (oriz, tërshërë, elb).

• Pemë të shtypura apo të bluara (banane, dardha, lengmolle, pjeshka).

• Perime të shtypura apo të bluara (avokado, karrota të ziera mirë, kungull, and patate të ëmbla).

Sasia e preferuar eshte kjo:

• 3 deri në 9 lugë të mëdha me drithëra, në 2 deri në 3 ushqyerje.

• 1 lugë të madhe me pemë, duke e rritur gradualisht deri në ¼ deri në ½ të gotës, në 2 deri në 3 ushqyerje.

• 1 lugë të madhe me perime, duke e rritur gradualisht deri në ¼ deri në ½ të gotës, në 2 deri në 3 ushqyerje.

Ushqimin e ri ia jepni vetëm një herë, pastaj pas 3 ditësh për tu siguruar nëse foshnja nuk është alergjike në atë ushqim.

Ju uroj çdo të mirë.

/komuniteti