Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Përgjumësia tek foshnjet

Pershendetje doktor, para nje jave kam lind dy vajza binjake, lindjen e kam kryer me prerje cezariane dhe anestezion te pergjithshem. Vajzat kane pas peshe 2.310 dhe 2.390, tash sot kam bere matjen e tyre kan humbur nga 200 gr dhe tere kohen po rrine ne gjume, kjo gjendje e tyre po me brengos shume, me tregoni cfare te bej? Jam shume e shqetesuar per gjumin e tyre edhe kur ti jepi me pi nuk zgjohen me symbyllur pijne. Flm pres pergjigjjen.

Reina (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Humbja deri 5-7-10% nga pesha e lindjes quhet humbje fiziologjike (e pritur) e peshes se te porsalindurit.Humbja mbi 10% (e perafert me peshen e humbur te foshnjeve tuaja) konsiderohet humbje per te cilen duhet pasur kujdes dhe ne menyre imediate duhet konsultuar punetori shendetesor .

Pritjet reale jane qe foshnjet ta rikthejne peshen e lindjes me 10-14 dite moshe.Pergjumesia e foshnjes dhe humbja ne peshe jane dy momente te cilat e mbeshtesin njeri tjetrin.Foshnja e pergjumur pin pak dhe si e tille humb ne peshe. Humbja ne peshe e kercenon ate me dehidrim dhe hipoglikemi (ulje te sheqerit ne gjak) te cilat mund te manifestohen me pergjumesi si shenjen me te lehte te tyre.

Foshnja e cila humb ne peshe jo rralle zverdhet dhe si e ketille vazhdon te mbetet e pergjumur.Per te dalur nga ky rreth i palakmueshem duhet te jeni me kembengulese ne zgjimin e foshnjeve tuaja nga gjumi dhe insistimin qe ato te ushqehen cdo 2-3 ore me sasi adekuate te qumeshtit dhe ne kohezgjatje te mjaftueshme.Nese kete nuk mund ta realizoni si duhet, atehere jeni te mireseardhur te na kontaktoni neve ose pediatrin tuaj te preferuar,per perllogaritjen e ushqimit dhe per shpjegime te tjera te detajuara!

/komuniteti